
Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç ka festuar rikthimin në Premier Ligë të ekipit të tij Bërnli në një mënyrë të çmendur, duke shpenzuar plot 31 mijë paund, ose ndryshe 36 mijë euro, ndërsa veprimi akoma më i çmendur, 10 mijë euro bakshish për kamerieren që i shërbeu atij dhe miqve të tij.
Muriç vizitoi klubin e natës “Fimcasino”, që ndodhet në Gjermani me një grup shokësh dhe festuan tërë natën, me faturën në fund që rezultoi në shifrën e çmendur. Në faturë përfshiheshin gati 40 shishe shampanjë ‘Don Perignon’ dhe 10 shishe të tjera ‘Armand de Brignac’, si dhe katër shishe ‘Moet & Chandon Cectar’, që ftoheshin në ‘vaskë’ pranë tavolinës.
Portieri thuhet gjithashtu se ka qerasur të gjithë lokalin përpara se të paguante faturën që përfshinte bakshishin e madh për kamerieren, Shantal e cila ka treguar ngjarjen për "Bild".

Lini një Përgjigje