
Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami, i cili luan për Sasuolon në Serinë A, ka qenë një ndër më të spikaturit në fushë kundër Juventusit.
Në prag të ndeshjes me Salernitatën, trajneri i skuadrës Alesio Dionisi ka folur për futbollistin shqiptar.
“A jeni i kënaqur me mënyrën se si Bajrami po e luan rolin? Nuk është roli më i mirë ku mund të shprehë cilësitë e tij, unë jam personi që e njoh më së miri, që e ka sëtrvitur. Është i ri, ka ambicie, po jep kontributin e tij si të tjerët.
Sigurisht po luan në një zonë të fushës ku nëse presim që të zëvendësojë Berardin me cilësitë e Domenikos kjo do të dështojë. Me Juven bëri mirë por mund të bënte dhe më shumë.”
Lini një Përgjigje