
Milani ka zyrtarizuar së fundmi mesfushorin me origjinë shqiptare, Ardon Jashari. Ka qenë klubi kuqezi që ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Milani do derdhë në arkën e Klub Bryzhit 34 milionë euro. Kujtojmë se negociatat për Jasharin kanë filluar para 1 muaji, ndërsa Igli Tare nuk u dorëzua në asnjë moment. Më në fund, drejtori sportiv i “Djallit”, doli fitimtar duke transferuar Jasharin në “San Siro”.
“AC Milan komunikon se ka blerë në mënyrë përfundimtare të drejtat sportive të lojtarit Ardon Jashari nga Klub Bryzh. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2030.” – thuhet në njoftimin e kuqezinjve.
Jashari spikati me Bryzhin në edicionin e vetëm që luajti në Belgjikë, teksa në 35 sfida, realizoi 3 gola dhe dhuroi 4 asiste.
Lini një Përgjigje