TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2025, 17:26

Vangjel Mile merr fitoren e parë nën drejtimin e Tiranës, bardheblutë triumfojnë në miqësore në prag të sezonit të ri

Shkruar nga Pamfleti

Vangjel Mile merr fitoren e parë nën drejtimin e Tiranës,

Tirana ka arritur një fitore bindëse në ndeshjen miqësore të radhës në tokën greke. Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën vendase Eordaikosit me rezultatin 3-1, duke treguar formë pozitive në fazën përgatitore.

Golat për bardheblutë u realizuan nga Bastari, Doka dhe Haxhiu, të cilët konfirmuan gjendjen e mirë fizike dhe aftësinë për të zgjidhur ndeshjen. Ky ishte takimi i tretë miqësor që Tirana zhvillon në Greqi.

Më parë, ajo është mundur nga Elbasani me shifrat 2-1 dhe ka barazuar 2-2 ndaj Panserraikosit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Vangjel Mile do ta mbyllë këtë tur përgatitor të verës me miqësoren e fundit, që do të luhet të premten ndaj skuadrës së Kallamatës, sërish në Greqi.

tirana eoradaikos ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje