TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2025, 15:11

Mesfushori i kombëtares merr numrin 10, Leçe i beson maksimalisht shqiptarit

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i kombëtares merr numrin 10, Leçe i beson maksimalisht

Në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik, Medon Berisha ka marrë një lajm të shkëlqyer nga Leçe. Klubi italian i ka besuar maksimalisht mesfushorit të kombëtares shqiptare.

Leçe ka njoftuar për numrat e ri që do të mbajnë mbi shpinë lojtarët. Medon Berisha është vendosur të jetë numri 10 i skuadrës verdhekuqe, duke u konsideruar si kryesor në projektin e klubit italian.

Ndërsa Ylber Ramadani do të vazhdojë të mbajë të veshur fanelën me numrin 20. Të dy mesfushorët e kombëtares shqiptare do të marrin “për dore” Leçen në sezonin e ri. 

medon berisha mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje