
Tijjani Reijnders ka konfirmuar largimin nga Milani. Mesfushori holandez do të vazhdojë karrierën te Manchester City.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe pritet vetëm njoftimi zyrtar.
Por Reijnders konfirmoi transferimin te City, duke thënë se nuk mund të prisnin më shumë, pasi afron Kupa e Botës për Klube.
“Nuk mund të prisnim më gjatë. Qëllimi është që ta jem pjesë e Manchester City-t në Kupën e Botës për Klube. Jam i emocionuar për këtë aventurë të re”, u shpreh Reijnders.
Milani do të arkëtojë rreth 70 milionë Euro nga shitja e holandezit. Me 15 gola të shënuar në sezonin e fundit, Reijnders ishte padyshim lojtari më i mirë te kuqezinjtë.
Lini një Përgjigje