TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 22:41

Milani bën “manita” ndaj Sampdorias, kuqezinjtë rikthehen te fitorja pas 3 humbjeve radhazi dhe mbajnë gjallë shpresat për Champions-in

Shkruar nga Pamfleti

Milani bën “manita” ndaj Sampdorias, kuqezinjtë rikthehen

Përfundon ndeshja e javës së 36 të Serisë A. Pas eliminimit zhgënjyes nga Champions League kundër kushërinjve rivalëve të Interit, Milani është rikthyer te fitorja pas 3 humbjeve rradhazi.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka shkatërruar Sampdorian me rezultatin e thellë 5-1. Kuqezinjve i mjaftuan vetëm 9 minuta për të gjetur golin e avantazhit me Rafael Leao, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur pas asistit të marrë nga Diaz.

Reagimi i miqve erdhi pas 11 minutash, pasi barazuan shifrat me Kualjarelën, pas një aksioni të bukur nga krahu i majtë i Zaniolit.

Festa e dorianëve zgjati vetëm 3 minuta. Zhiru ktheu në avantazh kuqezinjtë pas asistit të Diaz. Francezi realizoi sërish për Milanin në minutën e 39 nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 63, “Djalli” realizoi pokerin me golin e realizuar nga Brahim Diaz, ndërsa 5 minuta më vonë Zhiru realizoi golin e pestë dhe tripletën e tij personale në këtë ndeshje dhe gjithashtu kompletoi “manitën” për kuqezinjtë.

Me këtë fitore, Milani renditet në vendin e 5 me 64 pikë, ndërsa Sampdoria mban vendin e 20 me 18 pikë.

milan sampdoria seria a

Lini një Përgjigje