TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Tetor 2025, 22:49

Milani ndalet sërish, kuqezinjtë dështojnë për herë të dytë për të marrë 3 pikët; Atalanta i heq fitoren “Djallit”

Shkruar nga Pamfleti

Milani ndalet sërish, kuqezinjtë dështojnë për

Barazim 1-1 mes Atalantës dhe Milanit, në ndeshjen e javës së 9 të Serisë A. Kuqezinjtë shënuan të parët me Riçin, pas katër minutash lojë.

Bergamaskët reaguan dhe rikthyen ekuilibrin me Lukman, me një goditje të bukur. Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, por mungoi goli.

Vlen të përmendet se Berat Gjimshiti nuk ishte titullar në këtë duel, teksa u aktivizua në minutën e 71.

Gjithashtu për Milanin ishte dështimi i dytë radhazi për të marrë 3 pikët. Kjo pasi, të premten që lamë pas, “djemtë” e Msimiliano Alegrit nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë Pizës.

Pas këtij barazimi, Atalanta mbetet në vendin e 7 në klasifikim, me 13 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë pas 9 ndeshjesh, skuadra e Milanit mban vendin e 3 në tabelën e renditjes së Serisë A. 

atalanta milan seria a

Lini një Përgjigje