TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2023, 17:48

Milani në “ankth”, Rafel Leao nuk pranon rinovimin dhe nis bisedimet me Real Madridin

Shkruar nga Pamfleti

Milani në “ankth”, Rafel Leao nuk pranon rinovimin dhe nis

Rafel Leao është një nga lojtarët më të spikatur te Milani dhe kuqezinjtë nuk duan ta humbasin, por situata sa vjen dhe bëhet më e vështirë.

Paolo Maldini prej kohësh po punon për rinovimin e kontratës me 23-vjeçarin, të cilit i përfundon në vitin 2024, me shqetësimin që po rritet te “kuqezinjtë” pas ofertave të shumta që po vijnë për talentin 23-vjeçarë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Real Madrid. Madrilenët e ndjekin prej kohësh portugezin dhe do të provojnë ta afrojnë në verë. Një ofertë nga gjigandët e Realit do ta vështirësonte vërtetë punën për Milanin që të mbajë Leaon në skuadër.

Kontrata e ulët e ofruar nga Milani ka qenë një nga problemet kryesore për mos rinovimin e kontratës, por me futjen e skuadrave si Chelsea dhe Real Madrid në lojë për të cilët shifrat nuk janë problem, “kuqezinjtë” duhet të vrapojnë të mbyllin një marrëveshje.

 

leao milan madrid

Lini një Përgjigje