
Milani merr më në fund fitoren e parë në Serinë A, teksa mposhti Venecian në shtëpi me rezultatin e thellë 4-0. Llogaritë u mbyllën në pjesën e parë me 4 gola të shënuar për 29 minuta lojë, duke bërë që pjesa e mbetur e lojës të ishte thjeshtë një menaxhim rezultati nga kuqezinjtë.
Vetëm 2 minuta nga starti i sfidës ishte Teo Hernandez që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 16, Gabia dërgoi topin në rrjetë pas një këndoreje. Në minutat 25 dhe 29, Pulisiç e Abraham kthyen në gol 2 penallti të shpejta duke mbyllur llogaritë.
Për të konfirmuar ditën e keqe të Venecias ishte edhe minuta 72 kur shënuan golin e nderit, por ju anulua për faull në fillim të aksionit ç’ka solli edhe kartonin e kuq duke mbetur me 1 lojtar më pak.
Milani shkon në kuotën e 5 pikëve në vendin e 8 dhe në javën e ardhshme e pret derbi i Madoninës përballë Interit si pritës në "San Siro".
Lini një Përgjigje