TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2026, 22:50

‘Milano Cortina 2026’ ul siparin/ Norvegjia renditet e para, SHBA triumfon përballë Kanadasë në hokej!

Shkruar nga Pamfleti

‘Milano Cortina 2026’ ul siparin/ Norvegjia renditet e para, SHBA

Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 u mbyllën sot zyrtarisht me një finale spektakolare në hokej mbi akull, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës triumfuan në një ndeshje dramatike kundër Kanadasë me rezultat 2-1 në shtesë, falë golit vendimtar të Jack Hughes në minutën e 1:41 shtesë.

Kjo medalje e artë e hokejit të meshkujve shënoi kthimin e parë të SHBA-së në fron pas 46 vitesh, por nuk mjaftoi për të kaluar Norvegjinë në renditjen e përgjithshme të medaljeve.

Norvegjia dominoi absolutisht këto Lojëra, duke fituar 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, 41 në total, duke vendosur rekord të ri olimpik për numrin e medaljeve të arta në një edicion dimëror, duke thyer rekordin e tyre të mëparshëm prej 16 në Beijing 2022.

Kjo është hera e katërt radhazi që norvegjezët kryesojnë tabelën e medaljeve. Në vendin e dytë mbetën Shtetet e Bashkuara me 12 të arta, 12 të argjendta dhe 9 të bronzta, 33 në total, ndërsa podiumi u kompletua nga Hollanda dhe Italia organizatore me nga 10 medalje të arta secila. Italia, si mikpritëse, pati një edicion të suksesshëm me 30 medalje gjithsej 10 ari, 6 argjendi dhe 14 bronzi, duke shënuar performancën më të mirë të saj historike në Lojërat Dimërore.

Në disiplinat e skijimit alpin, Zvicra dominoi me 4 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta, duke lënë pas Italinë dhe SHBA-në me nga 2 të arta secila.

Në total, në këto Lojëra morën pjesë 2871 sportistë nga 92 shtete, duke zhvilluar 116 gara nga 6 shkurti deri më 22 shkurt 2026 në zona të ndryshme të Italisë veriore, Milano, Cortina d'Ampezzo.

Shqipëria dhe Kosova ishin të pranishme, por pa arritur medalje. Për Shqipërinë garuan Lara Colturi, e cila u rendit e 16-ta në Slalom Gjigant dhe e 10-ta në Slalom, Denni Xhepa i 34-ti në Super-G dhe Slalom Gjigant, Semire Dauti dhe Lisa Brunga morë pjesë gjithashtu, por pa rezultate të larta. Për Kosovën, Kiana Kryeziu garoi në tri disiplina alpine por u eliminua, si dhe Drin Kokaj në një disiplinë.

Ceremonia e mbylljes u zhvillua mbrëmjen e sotme në Arenën e Veronës, me një spektakël magjik që shënoi fundin e edicionit dhe kalimin e stafetës drejt Alpeve Franceze për Lojërat Dimërore të 2030-ës.

lojërat olimpike itali 2026

Lini një Përgjigje