
Mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj është gati të largohet nga Lacio që në merkaton e janarit. Mungesa e minutazhit është arsyeja kryesore që 31-vjeçari shqiptar po kërkon me ngulm largimin.
Gazetari italian Nikolo Shira e bën fakt të kryer që “rekordmeni” i Shqipërisë për numër prezencash ka marrë vendimin final, kërkimin e një tjetër destinacioni, pavarësisht se kontrata i skadon te lacialët në verë.
Në 14 ndeshjet e fundit nën urdhërat e trajnerit Mauricio Sarri, Hysaj numëron vetëm 11 minuta, thuajse e papërfillshme si hapësirë kohore në fushë. Nuk ka një destinacion konkret për mbrojtësin e djathtë, ndërsa deri tani ka “djerësitur” fanelat e Empolit, Napolit dhe Lacios.
Elseid #Hysaj’s contract (expires in June) won’t be extended. So the fullback is ready to leave #Lazio. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 14, 2026
Lini një Përgjigje