Sport 7 Qershor 2024, 15:45

Miqësorja me Azerbajxhanin/ Kompanitë e basteve thonë fjalën e tyre, caktohet edhe arbitri që do vendosë drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Azerbajxhanin/ Kompanitë e basteve thonë fjalën

Takimi i sotëm miqësor kundër Azerbajxhanit do të zhvillohet në orën 19:00, teksa është përcaktuar që të luhet në Haladas, qytet në Hungari, në të njëjtin stadium ku u luajt edhe miqësorja e parë.

Kuqezinjtë janë vendosur në Grac të Austrisë, vend ky që ndodhet rreth 1 orë larg stadiumit që do të zhvillohet ndeshja. Ekipi pritet të niset mesditën e sotme.

Ndërkohë, në këtë ndeshje janë caktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Bëhet fjalë për një katërshe hungareze, me kryesor Mihali Kaprali.

Azerbajxhani sipas kompanisë së basteve në botë, ka një koeficient 4.20 për një fitore të mundshme. Padyshim favorite në këtë takim shihet Shqipëria, me një kuotë 1.91, ndërsa barazimi ka një koeficient 3.30.

Sakaq, shënimi i tre golave në total nga ky ekipet kuotohet 2.39.

shqipëria azerbajxhani ndeshja miqësore