TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2025, 13:41

Moment i veçantë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga Pamfleti

Moment i veçantë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare bëhet

Ernest Muçi është bërë baba për herë të parë. Në jetë ka ardhur një vajzë, së cilës iu vendos emri Mei.

Partnerja e sulmuesit të Kombëtares publikoi një postim më 10 tetor. “Mirë se erdhe, Mei Muçi. Faleminderit Zotit, për çdo gjë në jetën time”, shkruan Klea Verri.

Muçi dhe Klea janë prej vitesh në një lidhje bashkë. Më parë Muçi luante për Tiranën në futboll, teksa Klea kontribuonte te bardheblutë në basketboll.

24-vjeçari ndërkohë i mungoi Kombtares për ndeshjet e tetorit. Ftesa për të nuk erdhi, ndërsa një tjetër lajm i bukur e priste.

Lini një Përgjigje