
Ish-portieri legjendar i Meksikës, Antonio Karbahal, futbollisti i parë që ka luajtur në pesë Kupa Bote ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.
Karbahal mbajti rekordin për 32-vjet, pasi luajti për vendin e tij në turneun në Brazil 1950, Zvicër 1954, Suedi 1958, Kili 1962 dhe Angli 1966, përpara se të barazohej nga ylli i Gjermanisë, Lotar Mateus në 1998.
I njohur me dashuri si ‘Toto’, meksikani nuk e la kurrë ligën e tij vendase dhe luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij në qytetin e lindjes me Klub Leon. Ai u kërkua nga Reali i Madridit mes viteve 1950 dhe 1954, por nuk u transferua asnjëherë.
Lini një Përgjigje