TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2023, 23:01

Reali dhe Siti dhurojnë spektakël dhe lënë të hapur kualifikimin për ndeshjen e kthimit, Vinisius në gjurmët e Lionel Mesit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Reali dhe Siti dhurojnë spektakël dhe lënë të hapur

Përfundon ndeshja e parë gjysmëfinale të Champions League. Reali i Madridit dhe Mançester Siti janë ndarë në paqe në ndeshjen e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Vinisius zhbllokoi takimin në minutën e 36. Braziliani mori një pasim të mirë nga Kamavinga dhe goditi topin nga distanva, duke ecdërguar në këndin e sipërm të majtë, ku nuk pati asnjë shans për portierin e Sitit, Ederson.

Pjesa e parë u dominua nga “Qytetarët”. Në minutat e para, të besuarit  e Guardiolës ishin kërkues, madje pretenduan për një penallti, pasi Dias dhe Haland u rrëzuan në zonë, por për kryesorin loja duhej të vazhdonte.

Me golin e sotëm, Vinisius iu bashkua listës së 3 lojtarëve më të rinj nga Amerika e Jugut, që kanë shënuar 15 gola në Champions League. Në këtë listë bëjnë pjesë Lionel Mesi, që e kapi këtë shifër në vitin 2009 kur ishte 21-vjet e 288 ditë si dhe braziliani tjetër i Realit, Rodrigo.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit u afruan shumë me golin e barazimit. Kevin De Bryjn gaboi para portierit bashkëkombas Kurtua, duke shpërdoruar një rast që të vjen një herë në jetë.

Në minutën e 67, skuadra e Pep Guardiolës barazoi shifrat me një kryevepër të Kevin De Bryjn, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje nga jashtë zonës.


Me rezultatin e ndeshjes së sotme, kualifikimi për në finalen e madhe të Stambollit do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Ettihad Stadium” më 17 maj.

real madrid mançester siti champions league

Lini një Përgjigje