TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2023, 21:30

“Mos më pyesni për Mesin, do ta mësoni nga zyra e shtypit”, presidenti i Al Hilal flet për herë të parë për transferimin e yllit argjentinas në Arabi

Shkruar nga Pamfleti

“Mos më pyesni për Mesin, do ta mësoni nga zyra e

Ylli argjentinas Lionel Mesi pritet të largohet nga PSG-ja në verë, teksa ditët e fundit është aluduar se skuadra arabe e kërkon me çdo kusht.

Madje është raportuar se sulmuesit i kanë ofruar një pagë prej 600 milionë euro në vit.

Presidenti i klubit të Al-Hilal, Fahd Bin Sad Bin Nafel, ka folur për herë të parë në lidhje me trasferimin e “Pleshtit” duke thënë se: “Mos më pyesni për Mesin, nuk kam çfarë të them. Nëse del diçka zyrtare, do ta mësoni nga zyra e shtypit”.

Me këtë deklaratë presidenti as nuk mohon lajmet dhe as nuk e pohon, pra gjithçka mbetet enigmë dhe s’dihet ku do të jetë e ardhmja e kampionit të botës.

lionel mesi sulmuesi argjentinas fahd bin sad bin nafel presidenti i al hilal

Lini një Përgjigje