TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 21:43

Muçi-Rashica dyshja e sulmit te Trabzonspor? Skuadra turke kërkon edhe shqiptarin tjetër që luan te rivalët

Shkruar nga Pamfleti

Muçi-Rashica dyshja e sulmit te Trabzonspor? Skuadra turke kërkon

Pas largimit të Ernest Muçit në merkaton e verës, ku sulmuesi kuqezi u huazua te Trabzonspori deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro, të njëjtin fat duket se do të ketë edhe Milot Rashica.

Anësori i Kosovës ka humbur prej kohësh vendin e titullarit te Beshiktashi dhe nuk po kalon momente të mira. Mediat turke raportojnë se Trabzonspori po ndjek më vëmendje situatën e Rashicës dhe do të provojë transferimin e tij gjatë merkatos së janarit.

Klubi i Trabzonsporit kërkon të bëjë bashkë dy shqiptarët Muçi-Rashica, ku për të dy do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Pas largimit nga Beshiktashi, Muçi ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe po shkëlqen në ndeshjet e fundit me fanelën e Trabzonsporit, ku në dy fitoret e fundit, ka shënuar 3 gola dhe ka fituar një penallti.

 

milot rashica sulmesi shqiptar trabzospor

Lini një Përgjigje