TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 21:01

Fitore me “5 yje” për Empolin, sulmuesi shqiptar që ende nuk ka marrë ftesë nga Silvinjo vazhdon të shkëlqejë në Itali (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me “5 yje” për Empolin, sulmuesi shqiptar që ende

Skuadra e Empolit mori fitore me “manita” ndaj Barit, e përfunduar 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14 në Serinë B. Sulmuesi i Shqipërisë U-21 Stiven Shpendi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52, për të dërguar shifrat përkohësishtnë 2-0.

Talenti 22-vjeçar gjeti rrugën e rrjetës këtë sezon në Serinë B në 6 raste, përgjatë 13 ndeshjeve. Empoli ka 3 fitore radhazi në kampionat, ndërsa grumbullon 20 pikë, e përkthyer me vendin e 7 në tabelë, 20 pikë.

Ky ishte goli numër 6 në kampionat për Shpendin, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të Empolit dhe gjithashtu një gol larg liderit të golashënuesve në Serinë A.

Duhet thënë se futbollisti në fjalë ende nuk e ka marrë ftesën për të luajtur me ekipin e Silvinjos.  

stiven shpendi sulmuesi shqiptar empoli

Lini një Përgjigje