TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 22:16

Mungon në kombëtaren shqiptare që prej vitit 2023, Anis Mehmeti nuk u ndahet golave në Angli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mungon në kombëtaren shqiptare që prej vitit 2023, Anis Mehmeti

Anis Mehmeti duket në formë të shkëlqyer në Angli. Sot ka shënuar golin e radhës për Bristol Sitin, ndërsa përballë është ekipi i Sauthemptonit. Ndeshja është e vlefshme për javën e 11 dhe pikërisht Mehmeti vendosi baraspeshën (1-1).

Ishte minuta e 33, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Sauthemptonit. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.

Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.

24-vjeçari ndërkohë është në kuotën e pesë golave dhe tre asistimeve për këtë edicion të Championship. Kështu synon të thyejë rekordin e sezonit të kaluar ku në fund e mbyllte me 12 gola në kampionat.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje