TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 22:43

Murinjo nuk ndryshon kurrë, trajneri portugez sulmon teknikun e Gallatasarajit pas eliminimit të Fenerbahçes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo nuk ndryshon kurrë, trajneri portugez sulmon teknikun e

Fenerbahce u mund 1-2 në fushën e saj nga Galatasaray, në ndeshjen çerekfinale për Kupën e Turqisë. Miqtë shënuan dy herë brenda 15 minutave me Victor Osimhen, njëri nga golat me penallti.

Ekipi i rejtuar nga Mourinho ngushtoi shifrat me një gol të Sebastian Szymanskinë fund të pjesës së parë, por shumë i dyshimtë për pozicion jastë loje. Pavarësisht pamjeve dyshuese që po qarkullojnë në rrjet, VAR e quajti të rregullt.

Pjesa e dytë përveç shumë kartonëve të verdhë dhe tre të kuq në fund për të dy ekipet, dy për Galatasarayi-n, nuk solli ndryshim të rezultatit. Kartonët e kuq erdhën si rezultat i një përleshjeje mes lojtarëve të stolit të të dy ekipeve. U desh ndërhyrja e policisë dhe u qetësua situata.

Në fund ndeshjes protagonistë bëhen dy trajnerët, Jose Mourinho dhe Okan Buruk. Ndërkohë që lojtarët, trajneri dhe stafi i Galatasaray-it po festonin në fushë kualifikimin për në gjysmëfinale, Mourinho-s nuk i pëlqen kjo gjë dhe kap prej hunde trajnerin kundërshtar, ky i fundit rrëzohet në fushë. Skena komike është bërë virale. 

 

fenerbahçe zhoze murinjo

Lini një Përgjigje