Sport16 Qershor 2024, 08:00

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me përmbysje ndaj Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me

Mediat Italiane e kanë cilësuar shumë të rëndësishme fitoren me përmbysje të skuadrës së tyre në ndeshjen e parë të Euro 2024 përballë Shqipërisë.

Por të gjithë kanë pranuar se për Italinë kishte qenë një start tronditës.

La Gazzetta Dello Sport: Bajrami na tremb, por pastaj Bastoni dhe Barela e përmbysin Shqipërinë. Itali, është një debutim i bukur.

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me

Corriere Dello Sport: Itali, je e bukur, Bajrami frikëson të kaltrit në nisje, Bastoni dhe Barela i dhurojnë fitoren Spaletit.

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me

Tuttosport: ItalInter. Çmenduri Dimarko, barazim Bastoni, Barela shtrin Shqipërinë. Italia, nisje me tre pikë.

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me

SportMediaset: Bastoni dhe Barela e lagin me fitore në debutim me përmbysje.

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me

Sky Sport: Bastoni dhe Barela e përmbysin pas tronditjes fillestare.

“Na trembi Bajrami”/ Reagimet e mediave italiane pas fitores me

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024. Në "Iduna Park" kampionët në fuqi të Evropës përmbysën kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit.

Fantazisti shqiptar hyn në librin e rekordeve duke shënuar golin më të shpejtë në 17 Evropianet e zhvilluara nga UEFA. Pas pësimit të golit, Italia e Spallettit kontrolloi lojën dhe barazoi me Bastonin në minutën e 11-të.

Një krosim i Pellegrinit u shfrytëzua nga mbrojtësi i Interit që vendosi ekuilibrat. Kuqezinjtë u shokuan dhe pas vetëm pesë minutave lojë e pësuan nga Barella.

Sërish një lojtar i Interit shënoi për Italinë me një të djathtë nga jashtë zone, duke ia ndalur sferën në rrjetë Strakoshës. Tanët reaguan vetëm në pjesën e dytë dhe me Manaj patën një mundësi të artë, por Donnarumma devijoi. Në përballjet kundër Italisë, Shqipëria ka gjashtë humbje.

Tanimë Shqipëria pret ndeshjen e dytë të grupit, të mërkurën në 15:00 kundër Kroacisë në Hamburg. Për Grupin B të Euro 2024, këtë të shtunë Spanja mundi 3-0 Kroacinë dhe së bashku me Italinë ndodhen në kuotën e tri pikëve. Shqipëria dhe Kroacia me zero pikë.