Sport 4 Qershor 2023, 20:35

Napoli triumfon në shtëpi dhe e mbyll sezonin me 90 pikë, Spaleti largohet nga kampionët e Italisë me fitore

Shkruar nga Pamfleti

Napoli triumfon në shtëpi dhe e mbyll sezonin me 90 pikë, Spaleti

Napoli e ka mbyllur sezonin e Serisë A me një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Sampdorias, duke shkuar kështu në kuotën e 90 pikëve. Të dy golat erdhën në pjesën e dytë. Osimhen realizoi i pari në minutën e 64, duke shndërruar në gol një penallti. Simeone dyfishoi shifrat, në minutën e 85. 

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit e trajnerit Spaleti nën drejtimin e Napolit. Gjatë sfidës nuk munguan duartrokitjet dhe pankartat falenderuese në drejtim të tij. Në krahun tjetër, Sampdoria bie nga Kategoria, pas një sezoni tejet të dobët. 

napoli sampdoria seria a