TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2025, 09:15

Ndërhyrja që i theu këmbën Musialas, Neuer nuk kursen Donnarumman: Nuk tregoi korrektësi

Shkruar nga Pamfleti

Ndërhyrja që i theu këmbën Musialas, Neuer nuk kursen

Manuel Neuer, portieri i Bayern Munchen dhe kombëtares gjermane, ka reaguar ashpër ndaj kolegut të tij të PSG-së, italianit Gianluigi Donnarumma, pas episodit të diskutueshëm në ndeshjen PSG-Bayern, ku Jamal Musiala pësoi një dëmtim të rëndë ( thyerje të këmbës) pas një ndërhyrjeje të portierit të Parisit.

Në një deklaratë për Sky Sport Germany, Neuer nuk i kurseu fjalët ndaj Donnarummës, duke u shprehur “nuk mund të dalësh ashtu në fushë. Nëse e bën, do të thotë që e di që mund ta lëndosh kundërshtarin tënd. Shkova tek ai dhe i thashë: ‘a nuk do të shkosh të shohësh si është lojtari ynë?’ Është çështje respekti”.

Kapiteni i Bayern Munich shtoi se Donnarumma nuk tregoi korrektësinë e duhur pas incidentit.

“Ai nuk shkoi menjëherë për t’i uruar shërim të shpejtë Musialas. E bëri vetëm më vonë. Për mua, korrektësia në fushë është thelbësore. Do të kisha reaguar ndryshe”, tha ai.

Trajneri i Bayern-it, Vincent Kompany, u shpreh i tronditur nga rasti dhe deklaroi se rrallë është ndier kaq i zemëruar.

“Ka shumë gjëra të rëndësishme në jetë, por për këta djem futbolli është gjithçka. Musiala jeton për këtë lojë. Kur kthehesh nga një dëmtim dhe ndodh sërish, ndihesh i pafuqishëm. Ajo që më vlon gjakun nuk është humbja, por fakti që kjo i ndodhi dikujt si Jamal, i cili po shkëlqente dhe është thelbësor për ne”, tha Kompany.

Lini një Përgjigje