TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2025, 20:22

PSG me 9 lojtarë gjunjëzon Bayern-in, francezët sigurojnë me lehtësi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube

Shkruar nga Pamfleti

PSG me 9 lojtarë gjunjëzon Bayern-in, francezët sigurojnë me

Në një përballje të tensionuar dhe dramatike në ‘Mercedes-Benz Stadium’ të Atlantës, PSG arriti një fitore të madhe 2–0 ndaj Bayern Munich, duke siguruar kalimin në gjysmëfinalet e FIFA Club World Cup.

Désiré Doué në minutën e 78’ përfitoi nga një pasim i gabuar i Harry Kane dhe goditi bukur me të majtën për të kaluar PSG-në në avantazh.

Ousmane Dembélé, në minutën e 90+6’ nga një kundërsulm i rrufeshëm pas asistit të Achraf Hakimit, vulosi fitoren me një goditje të fuqishme në shtyllën e largët.

Skuadra bfranceze përfundoi ndeshjen me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq, një për Willian Pacho (82’) dhe një tjetër për Lucas Hernández (90+2’).

Për më tepër, talenti Jamal Musiala doli i dëmtuar nga fusha përpara pjesës së dytë, me një lëndim serioz në kyçin e këmbës.

Portieri italian Gianluigi Donnarumma ishte hero për PSG-në, duke bërë disa pritje kyçe dhe duke ruajtur portën të paprekur, veçanërisht pas një goli të anuluar për Bayern me VAR në pjesën e parë.

PSG tashmë do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e përballjes Real Madrid – Borussia Dortmund.

Lini një Përgjigje