TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 16:55

Ndeshja e parë historike ndaj Gjibraltarit, Silvinjo hedh në fushë Brojën dhe një debutues

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja e parë historike ndaj Gjibraltarit, Silvinjo hedh në

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt shërben vetëm si test për të provuar gjërat për atë që është sfida e vërtetë, dueli ndaj Letonisë në kualifikueset e Botërorit që do të luhet të martën më 9 shtator kundër Letonisë në “Air Albania”.

Trajneri Silvinjo ka bërë të qartë që do të përdorte duelin në fjalë për t’u dhënë minuta disa lojtarëve që kishte parë më pak, por edhe për të provuar gjëra për ndeshjen e së martës, ku duket se është përqendruar i gjithë fokusi te grupi kuqezi.

Dhe në fakt eksperimentet nuk mungojnë, duke filluar nga porta ku është Dajsinani si përfaqësues i Superiores, bashkë me Alijin në krahun e majtë. Nga emrat e zakonshëm në prapavijë janë Kumbulla në qendër dhe Hysaj djathtas. Ndërkohë ka hapësirë në qendër për Maldini Kaçurrin, i ftuar si “emergjencë” pas largimit të Bajramit.

Treshja e mesfushës është risi gjithashtu, me Berishën, Pajazitin e Bajramin. Kurse në sulm, Daku ështw në qendër, me Asanin në të djathtën e Brojën e spostuar në të majtën.

Ndeshja e parë historike ndaj Gjibraltarit, Silvinjo hedh në

shqipëria gjibraltari ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje