TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2025, 16:07

Interi po mundohet t’i gjejë skuadër Asllanit, mesfushori shqiptar drejt marrëveshjes që bën të lumtur 2 klubet

Shkruar nga Pamfleti

Interi po mundohet t’i gjejë skuadër Asllanit, mesfushori

Kristjan Asllani është një emër të cilit Interi po mundohet me çdo kusht t’i gjejë një sistemim gjatë merkatos së verës. Ai nuk është pjesë e planeve të Kivus, i cili luan me një mesfushë ndryshe nga ajo e Inzagit ndaj hapësirat për të do të ishin minimale.

Ofertat nga klubet italiane, prioriteti i Asllanit, deri më tani kanë munguar. Por sot në mediat përtej Adriatikut është përhapur një lajm interesant rreth të ardhmes së tij. Sipas tyre, Asllani po i ofrohet Parmës si shkëmbim plus disa miliona euro, për të marrë mbrojtësin Leoni.

Bëhet e ditur se Asllani nuk do të ishte kundër një transferimi të tillë, i ndërgjegjshëm se te një klub si Parma do të kishte rol protagonisti. Duke parë se askush tjetër deri më tani nuk ka bërë ofertë për mesfushorin, kjo duket hipoteza më e mundshme, që do të kënaqte të gjitha palët e përfshira.

kristjan asllani mesfushori shqiptar parma

Lini një Përgjigje