TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Nëntor 2025, 13:38

Ëndrra amerikane kalon nga “play off”, Shqipëria sfidon Poloninë për të tentuar më pas mrekullinë e madhe

Shkruar nga Pamfleti

Ëndrra amerikane kalon nga “play off”, Shqipëria sfidon

Shqipëria do të përballet me Poloninë, ku do të tentojë më pas mrekullinë e madhe, kualifikimin për herë të parë në histori në një kompeticion madhor

Është hedhur pak minuta më parë shorti i “play off” për Kampionatin Botëror 2026 që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Shqipëria do të përballet me Poloninë, ku do të tentojë më pas mrekullinë e madhe, kualifikimin për herë të parë në histori në një kompeticion madhor.

Ndeshja e parë e ekipit të Silvinjos do të luhet në transfertë më 26 mars. 

Ëndrra amerikane kalon nga “play off”, Shqipëria sfidon

Sa i përket përballjeve direkte, Shqipëria numëron vetëm dy fitore, tre janë barazime dhe 10 disfata.

Gjithsesi, ndeshja e fundit ishte ajo e dy viteve më parë në “Arenën Kombëtare”, ku Shqipëria triumfoi 2-0 falë golave të Asanit dhe Dakut, triumf që na afroi me kualifikimin historik në Euro 2024.

Kombëtarja shqiptare e Futbollit nuk ka një bilanc pozitiv me Poloninë, kundërshtarin e parë që na pret në play-off të Botërorit 2026. Por rezultati i fundit ndaj tyre, është ai që i dha një shtysë Shqipërisë drejt Euro 2024, pasi fitorja 2-0 në Tiranë e blindoi në vendin e parë në grupin kualifikues.

Në total janë 15 ndeshje të luajtura kundër Polonisë, me vetëm 2 fitore, 3 barazime dhe 10 ndeshje të humbura përballë kësaj skuadre.

Bilanci i Shqipërisë ndaj Polonisë

06.11.1949 Poloni – Shqipëri 2-1 Miqësore

01.051950 Shqipëri – Poloni 0-0 Miqësore

29.11.1953 Shqipëri – Poloni 2-0 Miqësore

14.10.1970 Poloni – Shqipëri 3-0 Kualifikuese EURO

12.05.1971 Shqipëri –Poloni 1-1 Kualifikuese EURO

31.10.1984 Poloni – Shqipëri 2-2 Kualifikuese FIFA

30.05.1985 Shqipëri – Poloni 0-1 Kualifikuese FIFA

19.10.1988 Poloni – Shqipëri 1-0 Kualifikuese FIFA

15.11.1989 Shqipëri – Poloni 1-2 Kualifikuese FIFA

29.05.2005 Poloni – Shqipëri 1-0 Miqësore

27.05.2008 Shqipëri – Poloni 0-1 Miqësore

02.09.2021 Poloni – Shqipëri 4-1 Kualifikuese FIFA

12.10.2021 Shqipëri – Poloni 0-1 Kualifikuese FIFA

27.03. 2023 Poloni – Shqipëri 1-0 Kualifikuese EURO

10.09.2023 Shqipëri – Poloni 2-0 Kualifikuese EURO

Ëndrra amerikane kalon nga “play off”, Shqipëria sfidon

Nëse Shqipëria do të arrijë të kualifikohet, atëherë në finale do të ndeshet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

2 Komente

  1. S
    Spordashës

    Do jetë tepër tepër e vështirë...por jo e pa mundur! Secila do shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit. $ -$

    1. G
      Gazmir xhakolli

      Un Besoj tek fitorja e shqiperise Jemi 2 ndeshje larg historise

      Lini një Përgjigje