
Ka nisur numërimi mbrapsht lidhur me Kupën e Botës që do të luhet në verën e 2026 në 3 shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Por disa ekipe kanë ende punë për të siguruar një vend në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik botëror.
Fazat e grupeve kanë përfunduar, por ende kanë mbetur katër vende për ekipet evropiane, që do të përcaktohen nga play off.
Spanja, Gjermania dhe Franca kanë treguar një formë të shkëlqyer në udhëtimin drejt Kupës së Botës, ndërsa shumë kombe në Evropë ëndërrojnë të bashkohen me disa nga vendet më të mira të futbollit.
Cilat skuadra janë të renditura për eliminatoret e Kupës së Botës në Evropë?
Vazo 1 (gjysmëfinale në shtëpi, finale në shtëpi)
Italia e 9-ta
Danimarka e 20-ta
Turqia e 26-ta
Ukraina e 27-ta
Vazo 2 (gjysmëfinale në shtëpi)
Polonia e 33-ta
Uellsi e 34- ta
Republika Çeke e 44-ta
Sllovakia e 46-ta
Vazo 3
Shqipëria 61-ta
Irlanda 62-ta
Bosnja dhe Hercegovina 75-ta
Kosova 84-ta
Vazo 4 (Liga e Kombeve)
Suedia 40-ta
Rumania 47-ta
Maqedonia e Veriut 65-ta
Irlanda e Veriut 69-ta
Shorti i play off do të hidhet më 20 nëntor, në orën 12:00, në selinë e FIFA-s në Cyrih të Zvicrës, ku ekipet do të mësojnë kundërshtarët e tyre.
Ekipet e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së 4-rt, ndërsa ato të vazos 2 do të mësojnë kundërshtarët nga vazoja 3.
Lini një Përgjigje