
Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.
Shqipëria luan sot në Riga të Letonisë ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit 2026. Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.
Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.
Teksa duhen pak më shumë se një orë nga starti i sfidës trajnerët e të dy ekipeve kanë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo në krahasim nga sfida me Serbinë ka bërë 3 ndryshime në formacion.
Në mbrojtje, kushtëzuar nga m,ungesat e Gjimshitit dhe Ajetit, nga minuta e parë do ta nisin Ismajli dhe Kumbulla. Një surprizë nga Silvinjo është aktivizimi i Balliut, ndërsa Elseid hysaj ulet në stol.
Pjesa tjetër e skuadrës mbetet e paprekur, në nëmesfushë rreshtohen Asllani, Shehu dhe Laçi ndërsa sulmi përbëhet nga Rei Manaj, i cili ka marrë edhe shiritin e kapitenit, Broja dhe Arbër Hoxha.

Lini një Përgjigje