
Në “Estadio de la Ceramica”, Vijarrealit po përballet me Kopenhagenin për javën e gjashtë të Champions League. Në fillim të ndeshjes ndodhi një incident i vogël.
Në vend të himnit të Champions League, në stadium u vendos himni i Ligës së Europës dhe sigurisht që momenti nuk vonoi të bëhej viral. Përsa i përket rezultatit, danezët gjetën golin që në minutën e 2 me Mohamed Elionusi.
Në rast se në La Liga, Vijarreali po bën mjaft mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e tretë, në Champions League ka vetëm 1 pikë deri tani.
They've just played the Europa League tune rather than the Champions League one.
— Ruairidh Barlow (@RuriBarlow) December 10, 2025
Might be taken with more humour if Villarreal were coasting through to the knockouts. pic.twitter.com/CxfzPFfPxH
Lini një Përgjigje