
Shqipëria mbylli kualifikueset e Botërorit në vendin e dytë me 14 pikë, duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në fazën “play off”.
Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Log” në “News 24”, ku analizoi ecurinë e deritanishme të ekipit të Silvinjos.
“Po flas si tifoz. Ne kemi realizuar objektivin. Objektivi ka qenë vendi i dytë duke ditur se Anglia nuk arrihet.
Serbia- Unë mendoj se na mungojnë 2 pikët ndaj Serbisë këtu. Rrallë herë mund ta gjesh Serbinë në këtë gjendje. Po të kishim bërë penalltinë këtu, do shkonte 3-0.
Diferenca që ka qënë mes ekipeve në fund dhe atyre lart, nuk është më. Ishujt Faroe, Gjibraltari apo Andorra nuk mund t’i kalosh aq lehtë. Ne këtu me Andorrën e zgjidhëm shpejt, por nëse atje do shënonim më shpejt, do e zgjidhnim ndeshjen” – tha Hoxha.
Lini një Përgjigje