TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2026, 14:29

Dueli kundër Meksikës, trajneri i Anglisë thirrje shkollave: Bëjeni pushim të hënën, kemi nevojë për fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Dueli kundër Meksikës, trajneri i Anglisë thirrje shkollave:

Më 6 korrik në orën 02:00 të mëngjesit do të luhet një prej duleve më interesante të fazës së 1/8-ve të Botërorit, teksa Meksika do të presë në mitikun ‘Azteca’ Anglinë. Mirëpo në ishull ora do të jetë 01:00 e mëngjesit dhe atje ndër të tjera sezoni shkollor ende s’është mbyllur.

Megjithatë, me pak shaka, trajneri i Anglisë Tomas Tuchel u ka bërë thirrje institucioneve arsimore ta bëjnë pushim të hënën, për ti dhënë mundësi fëmijëve të shohin ndeshjen.

“Fëmijët kanë ende shumë shkollë për të bërë, por Kupa e Botës zhvillohet njëherë në katër vjet. Lërini të shikojnë Anglinë. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, veçanërisht e fëmijëve,"-u shpreh Tuchel.

kupa e botes

Lini një Përgjigje