Sport25 Maj 2024, 19:39

Nesër zyrtarizohet marrëveshja, Shpëtim Duro firmos me skuadrën e sapongjitur në Superligë

Shkruar nga Pamfleti

Nesër zyrtarizohet marrëveshja, Shpëtim Duro firmos me

Shpëtim Duro pritet të vazhdojë karrierën si trajner sërish jashtë kampionatit shqiptar.

Trajneri kryeqytetas, pasi u largua nga Struga dy javë para se të shpallej kampion, skuadra që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ka marrë një ofertë joshëse nga FC Suhareka. Skuadra kosovare sapo është ngjitur në Superligë dhe kërkon të formojë një skuadër pretendente për sezonin e ri.

Duro do të udhëtojë nesër drejt Kosovës për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e FC Suharekës. Në ditët e fundit është përfolur edhe Tirana si një opsion për Duron, por vetë trajneri e ka hedhur poshtë si pistë në një prononcim për “Panorama Sport”.

shpëtim duro trajneri kryeqytetas suhareka