TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 17:39

Nga Besa te pretendentët e Superiores, Çela prezantohet te Pogradeci: Nuk jam nga ata që ikin në ekip dhe thonë nuk është skuadra ime

Shkruar nga Pamfleti

Nga Besa te pretendentët e Superiores, Çela prezantohet te

Pogradeci prezanton trajnerin e ri, zbulohet çfarë tha Çela në dhomën e zhveshjes: Nuk jam nga ata që…

Emiljano Çela është trajneri i ri i Pogradecit. Tekniku 40-vjeçar ishte i papunë, kur u largua nga Besa e Kavajës, pasi i drejtoi ata në 19 ndeshje në Kategorinë e Parë.

Tashmë, Çela nis një aventurë të re në Pogradec, duke pasuar Ardian Memën, i cili e mbylli me “liqenorët” disa ditë më parë. 40-vjeçari ka një karrierë interesante si trajner. Më parë, Emiljano Çela ka drejtuar ekipe si Kastrioti, Flamurtari, Kukësi dhe Besa.

Njoftimi i skuadrës së Pogradecit:

Emiljano Çela, trajneri i ri i Pogradecit. Prezantimi zyrtar i Emiljano Çelës, i cili do të jetë bashkë me ndihmësin e tij, Bekim Kulli. Drejtuesit e klubit shpresojnë që me emërimin e Çelës, ekipi të marrë një kthesë pozitive.

Ish-trajneri i Besës u shfaq mjaft i motivuar që do të punojë me Pogradecin.

Unë me thënë të drejtën pata kohën e mjaftueshme për t’u menduar, që ta marr ekipin ose jo.  Nuk jam nga ata trajnerë që ikin në ekip dhe thonë nuk është ekipi im. Koha ime ishte e mjaftueshme, i kam parë të gjitha ndeshjet tuaja.

I kam marrë të gjitha informacionet e brendshme dhe jashtme. E kam marrë ekipin me dëshirën time më të mëdha, që nga ky moment e quaj ekipi im. Nëse neve arrijmë të bëhemi të gjithë bashkë, do kemi më shumë fuqi, do kemi më shumë rezultate. Unë punën e bazoj te respekti i ndërsjellë”, u shpreh Çela.

emiljano çela pogradeci trajneri i ri

Lini një Përgjigje