TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Maj 2025, 16:10

Nga Neymar te Oscar dhe Casemiro, zbulohet lista paraprake e Ancelotit te Brazili

Shkruar nga Pamfleti

Nga Neymar te Oscar dhe Casemiro, zbulohet lista paraprake e Ancelotit te

Edhe pse largimi i Carlo Ancelotti-t nga Real Madridi nuk është zyrtarizuar ende nga klubi spanjoll, në Brazil ka dalë në pah lista paraprake e teknikut italian si trajner i ri i përfaqësueses "Seleção". Sipas medias braziliane ‘Globoesporte’, Ancelotti ka përgatitur një listë me rreth 50 lojtarë, nga të cilët do të përzgjedhë 23 për ndeshjet e eliminatoreve të Kupës së Botës kundër Ekuadorit (6 qershor) dhe Paraguajit (11 qershor). Prezantimi zyrtar i tij si trajner i Brazilit do të bëhet më 26 maj nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF).

Në listën e publikuar spikasin emra të njohur si Neymar dhe Oscar. Pritet rikthimi i Neymar-it, i cili mungoi në listën e fundit për shkak të dëmtimit, dhe i Oscar-it, mesfushorit 33-vjeçar që pas 8 vitesh në Kinë është kthyer në futbollin brazilian me São Paulon. Megjithatë, mungesa e Casemiros në listë ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij me kombëtaren.

Befasia më e madhe është përfshirja e Igor Paixão, sulmuesit të Feyenoord-it. 24-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon me 18 gola dhe 19 asistime, por ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Brazilit. Kjo zgjedhje tregon qartë synimin e Ancelotti-t për të injektuar gjak të ri në ekip, duke kombinuar përvojën me talentet e rinj premtues.

Një detaj tjetër interesant është prania e 6 lojtarëve nga Flamengo: Wesley, Léo Ortiz, Gerson, Alex Sandro, Pedro dhe Danilo, ky i fundit ish-lojtar i Real Madridit. Ndërkohë, pritet që lista përfundimtare me 23 emra të bëhet publike më 26 qershor, edhe pse sipas rregullave të FIFA-s, klubet duhet të njoftohen të paktën 15 ditë më parë për thirrjet e mundshme.

Nëse nuk ka dëmtime apo surpriza, lista përfundimtare e Ancelotti-t pritet të udhëhiqet nga ‘yjet’ e Real Madridit: Vinicius, Rodrygo dhe Endrick, si dhe nga Raphinha i Barcelonës. Imazhet e lojtarëve të Brazilit në fushë, të veshur me fanellat e verdha, po qarkullojnë gjerësisht, duke rritur entuziazmin e tifozëve për një epokë të re nën drejtimin e trajnerit të njohur italian. Një erë e re nis për Brazilin dhe sytë janë te tekniku italian që synon të udhëheqë kampionët e pesëfishtë drejt lavdisë së gjashtë. A do të arrijë Ancelotti të rikthejë Brazilin në majat e futbollit botëror? Kjo mbetet për t’u parë!

Lini një Përgjigje