TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Maj 2025, 22:03

Liga e Kampioneve i jep një mundësi të artë Egnatias, surpriza e madhe që i buzëqesh rrogozhinasve

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kampioneve i jep një mundësi të artë Egnatias,

Milsami Orei ka surprizuar Sherif Tiraspolin në Moldavi. Me barazimin sot është Milsami që shpallet kampion dhe një rezultat i tillë i buzëqesh Egnatias.

Kjo pasi Sherif Tiraspol do të ishte te vazo e favoritëve në kualifikueset e Champions. Për shkak të koeficientit të ulët, Milsami renditet te jofavoritët bashkë me Egnatian.

Vendin e Sherif Tiraspol e merr Buduçnost, sigurisht një kundërshtar më i përballueshëm në rast se shorti i vendos përballë. Kampionët e Malit të Zi ndërkohë kanë po ashtu probleme dhe mund të zëvendësohen nga Sutjeska. Gjithçka mbetet për t’u konfirmuar.

Egnatia di tashmë thuajse të gjithë kundërshtarët e saj. Vetëm kampioni i Bosnjës dhe Hercegovinës mbetet për t’u konfirmuar, megjithatë Zrinjski po shkon në rrugën drejt rikthimit të titullit.

egnatia shorti i champions league

Lini një Përgjigje