
Vdekja tragjike e sulmuesit të Egnatias, Rafel Duamena, ka tronditur gjithë opinionin sportiv, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.
Shumë media të huaja i kanë bërë jehonë ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme sulmuesit 28-vjeçar, i cili pësoi kolaps në fushë gjatë sfidës Egnatia-Partizani:
“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Duamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, i shënoi Interit në miqësoren e verës.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Duamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Rafael Duamena, ish-i i Zaragozës dhe Levantes, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.

Lini një Përgjigje