TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Dhjetor 2025, 17:56

Nga Trump e Infantino, tek emrat që luajnë për herë të parë dhe biletat deri në 7 mijë USD; shorti i Kupës së Botës në qendër të vëmendjes

Shkruar nga Pamfleti

Nga Trump e Infantino, tek emrat që luajnë për herë të

Shorti për Kupën e Botës 2026, edicioni më i madh i spektaklit global të futbollit ndonjëherë do të zhvillohet në Uashington të premten, me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që pritet të luajë një rol kyç.

Turneu i zgjeruar tashmë me 48 ekipe, nga 32 kombëtare që kishte në Kupën e Botës 2022 në Katar, do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori 2026 deri më 19 korrik 2026.

Prania e Trump në ceremoninë e “Qendrës Kennedy” nxjerr në pah marrëdhënien e tij të ngushtë me Presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino, i cili e ka vizituar shpesh Shtëpinë e Bardhë dhe e ka shoqëruar Trump në samitet ndërkombëtare që kur Amerika e Veriut siguroi turneun në vitin 2018.

Marrëdhënia e Infantinos me Trump pritet të shohë presidentin amerikan të shpallet fituesi një Çmimi të ri për Paqen të FIFA-s, i cili do të jepet në short.

Trump e ka bërë Kupën e Botës një ngjarje qendrore si të presidencës së tij të dytë ashtu edhe të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së vitin e ardhshëm.

Por ai nuk ka hezituar të përfshijë politikën e brendshme në këtë ngjarje, duke kërcënuar se do të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës nga qytetet e drejtuara nga Demokratët.

Në një shenjë të tensioneve globale rreth një Kupe Bote që do të ketë 11 nga 16 vendet e saj në Shtetet e Bashkuara, Irani tha se do të bojkotojë shortin sepse autoritetet amerikane refuzuan t'u japin viza disa anëtarëve të delegacionit të saj.

Presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj, tha: "Ne i kemi thënë kreut të FIFA-s... se është thjesht një qendrim politik dhe se FIFA duhet t'i thotë Uashingtonit të heqë dorë nga kjo sjellje."

Ekipet e kualifikuara për herë të parë në Kupën e Botës:

Vazo e parë përfshin Argjentinën, vendet pritëse Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Kanadanë, fituesit rekord pesë herë Brazilin, kampionët dy herë Francën, fituesit katër herë Gjermaninë, si dhe Spanjën, Anglinë, Portugalinë, Holandën dhe Belgjikën.

Kristiano Ronaldo, i cili do të mbushë 41 vjeç kur të fillojë turneu, ka thënë se finalja e tij e gjashtë e Kupës së Botës me Portugalinë do të jetë të fundit dhe se do të gëzohej pamasë duke kurorëzuar karrierën e tij të gjatë me një titull të parë botëror për vendin e tij.

Fusha e zgjeruar gjithashtu krijon mundësi për një numër të vogël kualifikuesish për herë të parë, duke përfshirë Kepin e Gjelbër, Jordaninë dhe kombin e vogël të Karaibeve, Kuraçao.

Me gjashtë nga ekipet që ende nuk janë vendosur pasi do të luajnë “playoff”-in në muajin mars, favoritët kërkojnë të shmangin Italinë, e cila fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, por nuk është kualifikuar në Kupën e Botës që nga viti 2014. Pavarësisht një fushate kualifikuese plot gabime, italianët ende mund të arrijnë në finale duke fituar dy ndeshjet kualifikuese të “play off”-it.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin “Azteca” në Meksiko Siti, i cili gjithashtu priti finalet e viteve 1970 dhe 1986, përpara se turneu të zhvillohet për gati gjashtë javë, duke kulmuar në finalen në stadiumin “MetLife” në Nju Xhërsi.

Për shkak të kompleksitetit të turneut, ekipet do të mësojnë detajet e plota të orareve të ndeshjeve të tyre të shtunën, një ditë pas shortit.

Grupet ultras kanë paralajmëruar se tifozët mund të përballen me shuma marramendëse për çmimet e biletave për ndeshjet më tërheqëse për shkak të vendimit të FIFA-s për të përdorur çmime dinamike.

Çmimet në faqet e internetit të njohura të tregut dytësor në Shtetet e Bashkuara, të tilla si “StubHub” dhe “SeatGeek”, tashmë janë rritur ndjeshëm, me biletat për finalen e Kupës së Botës më 19 korrik në Nju Xhërsi që fillojnë nga 7,000 dollarë./"Dailysabah", përshtati në shqip "Pamfleti"

shorti i kupës së botës ekipet e kualifikuara për herë të parë

Lini një Përgjigje