
Atalanta triumfoi 4-0 ndaj Xhenoas, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë.
Në takimin e luajtur në Bergamo, kur regjistrohej minuta e 19 e sfidës, Atalanta gjeti avantazhin pikërisht falë Gjimshitit, i cili në zhvillimin e një goditje këndi, qendroi në zonën kundërshtare duke pritur një harkim i cili erdhi nga Zalevski. Dhe mbrojtësi e ktheu topin në rrjetë me një gjuajtje perfekte me kokë në shtyllën ku nuk mbërrinte dot portieri, për një gol që do ta kishin zili shumë sulmues.
Berat Gjimshiti është padyshim një nga protagonistët kryesorë jo vetëm në radhët e Kombëtares shqiptare ku mban shiritin e kapitenit, por edhe në radhët e Atalantës, ku është një nga elementët më me eksperiencë.
Dhe këtë eksperiencë e tregon shpesh jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm, duke nisur aksione të rëndësishme, apo edhe duke finalizuar vetë, siç ndodhi në ndeshjen e sotme të Kupës së Italisë ndaj Xhenoas.
Bergamaskët mbyllën llogaritë në fillimin e pjesës së dytë, me golin e De Run në minutën e 54. Për Atalantën “tundën rrjetën” në fundin e sfidës, edhe Pasaliç në minutën e 82 dhe Ahanor në minutën e 90+1.
Lini një Përgjigje