
Lacio nuk ka shkuar më shumë se barazimi në shtëpi përballë Monzës. Kryeqytetasit kaluan shpejt në avantazh që në minutën e 12. Immobile u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Sulmuesi i bardhekaltërve është përfshirë në realizimin e 250 golave në pesë kampionatet kryesore të Europës; që nga sezoni 2012-2013 ai është italiani i parë që arrin këtë shifër, ashtu si edhe lojtari i tetë që arrin këtë kuotë bashkë me Mesin, Ronaldon, Levandovskin, Suarezin, Benzeman, Herri Kejnin dhe Mohamed Salah.
Por Monza barazoi brenda pjesës së parë. Ishte ish-interisti Galiardini që në minutën e 36 shënoi për skuadrën e tij. Hysaj e nisi titullar ndeshjen, dhe u zëvendësua në minutën e 56.
Ish-klubi i Silvio Berlusconit mban vendin e 13 në renditje me pesë pikë.
Lini një Përgjigje