
Një gjyqtar italian do të drejtojë kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore që skuadra e Silvinjos luan këtë të premte kundër Kilit në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës.
UEFA ka caktuar italianin Luka Paireto që të ndajë drejtësinë në këtë miqësore, e cila shënon ndeshjen e tij të parë si kryesor në duele të Kombëtareve A. Ndërkombëtar që nga viti 2022, 39-vjeçari Paireto më parë ka drejtuar vetëm aktivitete të moshave në skenën ndërkombëtare, ndërsa ka qenë gjyqtar i katërt në ndeshje të përfaqësueseve A.
Ndeshja e fundit që ka drejtuar Paireto në Itali në këtë sezon është ajo mes Bolonjës dhe Interit, teksa UEFA e sheh si një gjyqtar, i cili mund të bëjë mirë në arenën ndërkombëtare në të ardhmen. Xhorxho Pereti dhe Stefano Alasio do jenë asistentët e tij, ndërsa gjyqtari i katërt është caktuar Mateo Marketi.
Lini një Përgjigje