
Shqipëria do të zbresë në fushë për herë të parë në vitin 2024 këtë të premte me miqësoren ndaj Kilit të premten më 22 mars në “Ennio Tardini” kundër Kilit.
Nën drejtimin e Silvinjos ekipi zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa nesër paradite do të udhëtojë drejt Parmës, aty ku do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Ennio Tardini”.
Tekniku brazilian po qartëson idetë e tij për formacionin titullar ndaj latinëve dhe dëmtimet e Uzunit e Berishës ia kanë bërë pak më të lehtë zgjedhjen. Si testi i parë që është, nuk pritet të ketë ndryshime ndaj do të luajë 11-shja që udhëhoqi kualifikueset.
Strakosha në portë i “detyruar”, ndërsa mbrojtja me Hysaj, Gjimshiti dhe Mitaj. Enea Mihaj rikthehet titullar në mungesë të Ismajlit duke fituar balotazhin me Kumbullën. Pjesa tjetër përpara nuk pëson asnjë ndryshim me Asllanin, Ramadanin, Bajramin, Asanin, Cikalleshin e Seferin që do ta nisin nga e para së bashku.
Eksperimentet do të bëhen në pjesën e dytë me Brojën, Manajn, Muçin e Arbër Hoxhën që janë të gatshëm të tregojnë veten.

Lini një Përgjigje