
Juventusi barazoi 2-2 me Bolonjën në javën e 15 të Serisë A. Një barazim me shijen e fitores për bardhezinjtë që ishin në disavantazh të dy golave.
Bolonja zhbllokoi ndeshjen në “Allianz Stadium” me një predhë të Ndoje në minutën e 30 dhe dyfishoi avantazhin me një gol të Pobega në minutën e 53 pas një asisti magjik të Kastros.
Reagimi i skuadrës së Tiago Motës i ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 51 për protesta, erdhi në minutën e 63 me golin e parë të Kupmajners.
Kur mendohej se Bolonja do të merrte tri pikët, Mbangula realizoi golin e barazimit në minutën e 92 me një goditje të mrekullueshme.
Lini një Përgjigje