
“Ikona” e futbollit brazilian dhe botëror, Mario Zagalo ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku vlerëson kontributin e dhënë nga Zagalo dhe i shpreh ngushëllime familjes.
“Zagallo ishte një nga emrat më të mëdhenj të futbollit brazilian ndonjëherë. Zëvendës-kampioni i vetëm në futbollin botëror. Trashëgimia e tij, karizma dhe e gjithë dashuria kushtuar futbollit ka mbetur. Ne të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Ngushëllime familjes” – Shkruan Tekniku i kombëtares kuqezi.
Zagalo mbahet mend që ka fituar Kupën e Botës si lojtar në vitet 1958 dhe 1962, ndërsa si trajner në vitin 1970. Në vitin 1994, Zagalo ishte ndihmës-trajner në triumfin e Kupës së Botës.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje