
Një episod i shëmtuar ndodhi gjatë pjesës së parë të takimit të fundit të fazës së parë mes Frozinones dhe Monzas, e vlefshme për javën e 19 të Serisë A, gjatë të cilit u plagos një stjuarde që shërbente në sektorin e mysafirëve të stadiumit “Benito Stirpe”. Tifozët hodhën një fishekzjarr pas sektorit ku ishin vendosur dy stjuardët.
Më afër fishekzjarrit të shpërthyer ishte një vajzë, që u rrëzua menjëherë përtokë derisa mbërriti ndihma mjekësore. Ambulanca e mori stjuarden e re për ta transportuar në spitalin “Spaziani” aty pranë. Megjithatë, për stjuardin e dytë, nuk duket asgjë serioze.
Sa i përket ndeshjes, ajoi u fitua nga Monza në shifrat 3-2. Dy futbollistët shqiptarë që janë pjesë e Frozinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç, u aktivizuan në pjesën e dytë të takimit, pikërisht në minutën e 85. Golat për Frozinonen i shënuan Harroui në minutën 56 dhe Soule në minutën e 75-të. Ndërsa golat e Monzës u realizuan nga Dani Mota në minutën e 18, Karboni dyfishoi në minutën e 45, ndërsa Soule shënoi autogol në minutën e 55.
Lini një Përgjigje