TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2023, 19:23

“Njolloset historia e futbollit shkodran”, zyrtarit të FSHF-së i thyejnë xhamin e makinës: Organizatorët ishin inekzistentë (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

“Njolloset historia e futbollit shkodran”, zyrtarit të

Barazimi i Vllaznisë në shtëpi ndaj Laçit, ka sjellë reagime te tifozëria vendase të cilët, nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë. Zyrtarit të FSHF-s, Alban Tafajt, i kanë thyer xhamat e makinës në parkingun e stadiumit. Ky episod vjen si pasojë e tensioneve në fund të sfidës nga tifozët shkodran që pretendonin për gjykim të gabuar të gjyqtarit të ndeshjes.

Në një prononcim për “Oversport” pas ndeshjes, Tafaj ka akuzuar organizatorët e ndeshjes, duke qenë se janë treguar inekzistentë në stadium.

“Njolloset historia e futbollit shkodran”, zyrtarit të

Mezi po nxjerrim arbitrat. U drejtuam drejt parkimit përballë që është privat dhe ishte ekipi i Laçit. Gjej makinën me xhama të thyer, me dyer të dëmtuara. Është incident që më la shije të hidhur, sepse Vllaznia ka dhënë shumë për futbollin tonë dhe diçka e tillë e shëmton këtë qytet. Ndihem keq jo se u prish prona private, por po njolloset emri i Vllaznisë nga disa tifozë dhe organizatorët e ndeshjes që ishin inekzistentë të paktën për të bashkëpunuar me ne.

Më ka indinjuar gjesti në Shkodër sepse na kanë duartrokitur edhe kur kemi fituar, por e kam më shumë me organizatorët që ishin inekzistentë”, tha Tafaj për “Oversport”.

“Njolloset historia e futbollit shkodran”, zyrtarit të

alban tafaj delegati i fshf ndeshja vllaznia-laçi

Lini një Përgjigje