Sport25 Maj 2023, 18:24

Skandal në përfundim të ndeshjes Tirana-Bylis, tifozët pushtojnë fushën dhe dhunojnë gjyqtarin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Skandal në përfundim të ndeshjes Tirana-Bylis, tifozët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në përfundim të ndeshjes Tirana-Bylis, e cila u mbyll me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes. Fundi i ndeshjes ishte i tensionuar, teksa dhjetëra tifozë hynë në fushë dhe dhunuan arbitrat.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe duke tentuar të godisnin atë dhe vijërojtësit.

Vetë presidenti Refik Halili zbriti në fushë, për të qetësuar të tijtë. Me këtë barazim një javë nga fundi i Superligës, Partizani dhe Tirana janë me pikë të barabarta (64), me të kuqtë që për shkak të ndeshjeve direkte mbajnë kreun.


Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.

tirana bylis arbitrat e ndeshjes