TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Gusht 2025, 20:52

Nuk është Vinicius Zhunior, Reali i Madridit merr ofertën 350 mln euro nga Arabia Saudite për yllin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Nuk është Vinicius Zhunior, Reali i Madridit merr ofertën 350 mln

“Defensa Central” raporton se Reali i Madridit ka marrë së fundmi një ofertë prej 350 milionë euro nga një klub i Arabisë Saudite për Kilian Mbape.

Menjëherë ka ardhur përgjigjja e prerë e klubit madrilen që sigurisht ka qenë: JO. Por, refuzimi nuk vjen vetëm nga klubi. Vetë Kilian Mbape nuk është i interesuar për t’u larguar nga Reali i Madridit dhe as që e ka marrë mundimin të dëgjojë ofertën e ardhur nga Arabia Saudite.

Emri i klubit arab që ka bërë këtë ofertë nuk bëhet i ditur, por kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë për shifra të tilla. Muajt e fundit është përmendur vazhdimisht një shifër e tillë, 300 milionë euro, për Vinicius Zhunior, por është refuzuar si nga klubi madrilen ashtu edhe nga vetë lojtari.

Nëse situata mes Vinicius Zhunior dhe klubit madrilen është e nderë dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit të yllit brazilian, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Mbape. Francezi është lojtari kryesor i projektit të tanishëm të Realit të Madridit dhe as që mendohet largimi i tij, pavarësisht ofertave tunduese që mund të vijnë.

 

 

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje