TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 17:19

“Nuk i kuptoj ata që kritikojnë”, ish-futbollisti i Ukrainës: Shqipëria ekip i fortë, Italia mezi fitoi kundër tyre

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk i kuptoj ata që kritikojnë”, ish-futbollisti i

Ish-lojtari i Ukrainës, Vijaçeslav Shevçuk analizoi humbjen 1-2 ndaj Shqipërisë, duke vendosur theksin te kritikat e shumta që kjo përfaqësuese pati pas disfatës ndaj kuqezinjve.

Sigurisht që unë prisja më shumë nga ekipi ynë kundër Shqipërisë. Nuk e mendoja humbjen, por Shqipëria është një ekip vërtet shumë i mirë. Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë në kampionatet më të forta në Europë, një kundërshtar i vështirë. Rezultatet flasin për ta, për Silvinjon. Fituan grupin kualifikues, dolën në vendin e parë, para Cekisë dhe Polonisë.

Kanë lojtarë nga Seria A, nga La Liga. Në Europian, Italia mezi fitoi kundër tyre, janë ekip i mirë, i organizuar dhe me shumë pasion. Ndonjëherë këto cilësi na mungojnë ne te Ukraina, por nuk duhet ta teprojmë me kritikat për trajnerin tonë pas kësaj humbjeje” – tha ai.

vijaçeslav shevçuk ish-futbollisti i ukrainës

Lini një Përgjigje